Drejtësia

Trafikuan 2.4 tonë drogë në BE, GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

Gazeta Si – GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për të arrestuarit nga operacioni i SPAK një ditë më parë. SPAK goditi grupin kriminal në Fushë-Krujë, ku u arrestuan 10 persona, mes tyre djalin e ish-deputetit të PS-së, Rexhep Rraja.

GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit në  burg për Rexhep Rrajën, Gazmir dhe Përparim Rrajën. Po ashtu, GJKKO lë në qeli Marvin  Bushatin, Agim Ninën (Lorenc Selmani) Sokol Qajën,  dhe Zamir Aliajn.

Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili është përmendur edhe në ngjarje të tjera të bujshme si dhunimi i Xhisiela Malokut dhe dhuna me shkopinj bejsbolli ndaj 2 kushërinjve të fisit Maja.

Gjatë kontrollit të policisë në banesat dhe ambientet e tjera në pronësi të këtyre 10 shtetasve u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë