Gazeta Si – SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge me bazë në Gjermani.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se gjatë një viti ata trafikuan marijuanë me vlerë 3.37 mln euro.
Hetimet, të mbështetura në bashkëpunimin gjermano-shqiptar dhe prova nga platformat e enkriptuara EncroChat dhe SkyEcc, kanë zbuluar një rrjet që trafikonte mbi 1000 kg marijuanë nga Shqipëria dhe Spanja drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së, me vlerë mbi 3.37 milionë euro.
Dy prej të pandehurve kishin rol drejtues dhe financues, ndërsa të tjerët rol ndihmës. Hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë do të vazhdojnë në një procedim të veçantë
Rrjeti kriminal sipas hetimeve rezultoi i përbërë përbërë nga 12 persona, përfshirë 8 shtetas shqiptarë dhe 4 gjermanë, të angazhuar në trafikimin e mbi 1000 kg marijuanë gjatë viteve 2020-2021.
Lënda narkotike, me vlerë rreth 3.37 milionë euro, sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe tregtohej në Gjermani, kryesisht në rajonet Ëolfsburg dhe Magdeburg, si dhe në vende të tjera të BE-së.
Dy prej të pandehurve, Islam Sefa dhe Hajdar Lala, kishin role drejtues dhe financues në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa Vidjan Baroka dhe Durim Xaka luanin role ndihmëse.
4 të pandehurit:
Islam Sefa (alias Xaka) – “Trafikim i lëndëve narkotike”: Kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal në 9 episode (përpara dhe pas datës 08.04.2020). Roli: Drejtues dhe financues në veprimtarinë kriminale.
Hajdar Lala (alias Xaka, alias Sefa) – “Trafikim i lëndëve narkotike”: Kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal në 4 episode (08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020, 29.05.2020). Roli: Drejtues dhe financues në veprimtarinë kriminale.
Vidjan Baroka – “Trafikim i lëndëve narkotike”: Kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal në 4 episode (08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020). Roli: Ndihmues në veprimtarinë kriminale.
Durim Xaka – “Trafikim i lëndëve narkotike”: Kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal në 7 episode (përpara datës 08.04.2020 dhe pas kësaj date, deri më 02.02.2021). Roli: Ndihmues në veprimtarinë kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.