Biznes

Trafiku ajror i Europës po arrin nivelet e 2019-s

Rikuperimi i trafikut ajror të Europës po ecën me ritme të larta me afrimin e sezonit veror dhe rikthimin e njerëzve në avionë.

Trafiku ajror momentalisht rezulton më i lartë se dhe nivelet parapandemike. Në mbyllje të ditës së dielë trafiku ajror i Europës arriti në nivelin e mbi 50% të vitit 2019, sipas Eurocontrol.

Ky ritëm lë vend për shpresë për kompanitë turistike, por edhe për rafineritë e naftës, të cilat “u shembën” gjatë pandemisë nga rënia e kërkesës.

 Në muajin prill, konsumi i karburantit dhe vajgurit nga avionët në OECD Europë ishte 690.000 fuçi në ditë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Një rritje prej 74% krahasuar me një vit më parë.

Me rikuperimin që po gjen hapësirë ka akoma vend bosh. Në skenarin më të mirë të Eurocontrol, trafiku ajror mund të arrijë deri në nivelin e 79% të vitit 2019.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë