Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi trafikonte nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.
I riu është identifikuar si F.V., ndërsa policia ka sekuestruar rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro.
F.V. u kap në flagrancë në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.
Sipas burimeve, kanabisi që është kapur këtë të mërkurë nga Antidroga e kryeqytetit, ishte dërguar nga Nju Jorku me postë.
Policia e ka emrin e dërguesit, por pritet të verifikohet në bashkëpunim me palën amerikane. 3.6 kilogramët e drogës kishin vlerë në treg 50 mijë euro, një shifër e lartë për kanabisin për shkak të cilësisë së saj me vlera të mëdha THC-je.
Dyshohet se i riu kishte marrë dhe herë të tjera kanabis nga jashtë vendit përmes postës. Porosia ishte bërë për dekore artistike për shtëpi, por që në brendësi kishte lëndën narkotike.
Ky është rasti i tetë gjatë dy viteve të fundit që Antidroga ka goditur rastet e kanabisit përmes postës, nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Tajlandë. Sa i përket të arrestuarit me iniciale F.V., mësohet se ai ka qenë i arrestuar për drogë në vitin 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.