Ka ndodhur

Trafikonte armë zjarri drejt Greqisë, arrestohet 18-vjeçari në Korçë

Nga Gazeta Si – Policia e Korçës njoftoi se, pas një hetimi 1-mujor, ka arrestuar një 18-vjeçar për trafikim të armëve të zjarrit drejt Greqisë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet O. S., banues në Korçë.

“Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në lagjen nr.10 të Korçës lokalizuan automjetin Mercedes-Benz, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë shtetasit O. S. që të ndalonte automjetin, por ai nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet iu gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë