Gazeta Si – Një 37-vjeçar italian me iniciale D,S., është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Luxury Cars”, teksa vëllai i tij, F.S., është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia tha se nga hetimet, ka rezultuar se dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura, kryesisht në Itali.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.