Gazeta Si – SPAK ka kërkuar 41 vite burg për 7 të pandehurit, të cilët akuzohet se trafikonin makina të vjedhura nga Kosova në Shqipëri.
Më 28 prill pritet të mbahet seanca dhe më pas GJKKO do vendosë nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë.
Të akuzuarit janë: Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, Aurel Shatri dhe Fatri Braha.
Mes tyre, jnë edhe tre punonjës policie, përkatësisht Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha, për të cilët është kërkuar nga 13 vite burg për secilin.
Prokuroria e Posaçme kërkon 8 vite burg për drejtuesin e grupit, Selaudin Shahini, i cili dyshohet se duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.
SPAK pretendon se anëtarët e grupit kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi.
Në episodin e provuar, trafikimi i një mjeti “Golf 7”, kalimi në kufi është bërë teksa në timon ishte punonjësja e policisë, Vojsava Doda, efektive e Forcave Operacionale.
Ajo i ka kërkuar punonjësit të kufirit që të mos e regjistronte në TIMS, dukë pretenduar se ishte në operacion e sipër.
Shtetasi Ndriçim Shahini, me lidhjet e tij shoqërore në, siguronte vjedhjen e automjeteve të markave të ndryshme në Kosovë.
Më pas, personat më sipër, ofronin ndihmën në forma e metoda bashkëpunuese dhe bënin transportin e këtyre mjeteve nga Kosova për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Morinë-Kukës.
Prokuroria ka kërkuar që mes të pandehurve, një pjesë duhet të vuajë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë së lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



