Ka ndodhur

Trafikonin klandestinë nga Lindja e Mesme, arrestohen dy vëllezër dhe një 29-vjeçar

Dy vëllezër nga Tirana dhe një 29-vjeçar nga Dibra janë arrestuar pasi organizonin trafikun e klandestinëve nga Lindja e Mesme.

Tre të arrestuarit merrnin klandestinët nga kufiri Shqipëri-Greqi, drejt Tiranës e më pas në Kukës kundrejt përfitimeve monetare.

Ata u arrestuan në Tiranë, teksa synimi i trafikimit ishte që të nxirrnin klandestinët për në vendet e BE.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, (vëllezer), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë