Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim në Tiranë, pasi u zbulua se trafikonin lëndë narkotike kanabis sativa nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.
Policia njofton se si pasojë e operacionit u sekuestruan 5 kg kanabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90.000, euro nëse do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.
Mësohet e një prej të arrestuarve është identifikuar si 23-vjeçari Gledis Dikellari, ndërsa personi i dytë është një 16-vjeçar.
“Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç”, – njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




