Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.
Në pranga ka rënë 28-vjeçari Arbër Kojku, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.
Sipas policisë, ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali, një sasi të madhe hashashi.
Gjykata e Livornos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




