Ka ndodhur

Trafikimi i 300 kg kanabis me destinacion Austrinë, arrestohet një 55-vjeçar në Shkodër

Gazeta Si – Një 55-vjeçar u arrestua në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike kanabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi me destinacion Austrinë.

Në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato malazeze kanë ndaluar në Sarandë 55-vjeçarin me iniciale E.B., pasi dyshohet se ai ka bashkëpunuar me babë e bir të arrestuar, konkretisht Ilirjan dhe Kristi Orhani që drejtonin kamionin ku policia malazeze gjeti dhe sekuestroi lëndën narkotike.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 180 pako, dhe ishte fshehur në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe paleta prej druri.

Nga verifikimet e kryera nga autoritetet doganore në Mal të Zi, rezultoi se kamioni tip “Renault” kishte ardhur nga Shqipëria dhe kishte kaluar përmes pikës kufitare Bozhaj – Hani i Hotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë