Ka ndodhur

Trafik klandestinësh në Dibër, 6 mijë euro për të kaluar kufirin

Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar dhe dy u shpallën në kërkim, ndërsa një tjetër është nën hetim në gjendje të lirë në Dibër, pasi akuzohen për trafik klandestinësh.

Rrjeti i refugjatëve sirianë transportohej nga Turqia, në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, Serbi dhe Hungari për t’u shpërndarë në vendet e Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për dy djem dhe dy vajza: Ahmet Meslima 23 vjeç me origjinë nga Siria, Durim Domi, 39 vjeç, Artemisa Ahmataj dhe Jesmira Korhysa 20 vjeçe.

Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i  kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.

Sipas hetimeve, është dokumentuar se këta persona janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1000 euro dhe 5 pasaporta. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë