Gazeta Si – SPAK ka mbyllur hetimet të nisura në vitin 2023 dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të 27 të personave të pandehur, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar emigrantësh (të paktën 650 persona) dhe korrupsion.
Të pandehurit janë:
Endri Seiti, Luan Tafalla, Km Shaqiful Islam, Endrit Ismailaj, Alok Mittra, Arnol Shpata, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Antonio Specchio, Altin Hasani, Edmond Braha, Emmanuel Delphin Assako Ella, Arjel hoxha, Orkid Pijaneci, Arba Hysenllari, Ermal Hoxha, Artan Sulaj, Luan Sulaj, Shkelzen Matmuja (Bokciu), Faik Matmuja, Bukurosh Muja, Lulzim Lami, Tome Preka, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli, Iglan Alliçi, Arben Domi.
Sipas SPAK, veprat penale për të cilat akuzohen janë “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë me qëllim përfitimi, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, drejtimit, organizimit apo pjesëmarrjes, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimi, del e provuar ekzistenca e dy grupeve kriminale, të përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit shqiptar të mbi 650 personave të huaj, kryesisht nga vendet e Azisë së Jugut (Bangladeshi) dhe Afrikës Qendrore (Kameruni), gjatë vitit 2023 deri në prill të vitit 2024, kundrejt përfitimit material.
Këto grupe kriminale besohet të kenë kryer të njëjtën veprimtari edhe në vitin 2022 edhe me persona të huaj nga vende te tjerë.
Shqipëria provohet të jetë përdorur si vend tranzit, territor përmes të cilit është lehtësuar hyrja e ligjshme e shtetasve të huaj nga kontinentet e Azisë dhe Afrikës në kontinentin e Evropës përmes transportit ajror dhe ka vijuar në mënyrë të paligjshme përmes transportit tokësor, drejt rrugës ballkanike.
Kjo veprimtari bëhej duke shfrytëzuar aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë punësimin e shtetasve të huaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.