Nga Gazeta Si- Policia ka goditur dy raste të trafikimit të drogës përmes postës nga SHBA në vendin tonë.
Blutë kanë arrestuar marrësin e njërës pako në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim personi që dyshohet se do të merrte pakon tjetër në Vorë.
Në operacionin e parë u arrestua në flagrancë R. H., 32 vjeç, duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC;
Ndërsa në operacionin e dytë u identifikua dhe u shpall në kërkim F. I., 21 vjeç, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.
Gjithashtu janë sekuestuar 3 pako me 7.7 kg kanabis me përqindje të lartë THC.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.