Drejtësia

Trafik droge dhe korrupsion, KLP pezullon prokurorët Sota dhe Karriqi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra dy prokurorët Maksim Sota dhe Edmond Karriqi, të akuzuar respektivisht për trafik droge dhe korrupsion. Vendimi i KLP-së, vjen pasi dy prokurorët kanë masë sigurie nga Gjykata e Posaçme.

Sota është në masën “arrest në shtëpi”, në kuadër të operacionit “Shpirti” në bashkëpunim me autoritetet italiane, i dyshuar si i përfshirë në trafik droge së bashku me disa zyrtarë të lartë të Policisë së Vlorës.

LEXO EDHE:
- Arrestohet për korrupsion kreu i Prokurorisë së Kukësit
- Foto-Video/ Megaoperacion antidrogë italo-shqiptar, arrestohet prokurori i Vlorës dhe zyrtarë të policisë, ish-shoqërues të Saimir Tahirit

Ndërsa Karriqi ndodhet në masën “arrest me burg”, pasi u arrestua me urdhër të SPAK-ut për korrupsion, pasi akuzohet se ka pushuar çështjen për disa persona që ishin arrestuar për trafikim droge.

“Me 10 vota pro në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi, KLP pezullon nga detyra  prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit”, - thuhet në njoftimin e KLP-së për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë