Gazeta Si – Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Kreshnik Budlla (Farruku), Julian Kollçakut dhe ndaj Maksim Ndocit.
Budlla u arrestua të premten me urdhër të SPAK,, ndërsa ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në nëntor 2024. Ata akuzohen për “trafik ndërkombëtar të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
SPAK ndryshoi masën e sigurisë me rrezikun e një arratisjeje të Farrukut, i cili mund të thyente masën e izolimit në shtëpi.
Farruku, i shumëkërkuar me 10 emra, u arrestua në maj të 2019 në Spanjë, së bashkë me vëllain e tij dhe një tjetër të afërm.
Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës
Ai njihet si drejtues i “Klanit Farruku”, i përbërë kryesisht nga shqiptarë që kryesisht janë akuzuar për grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme.
Disa kohë më parë autoritetet tona zhvilluan një operacion duke kontrolluar banesën e Kreshnik Farrukut dhe objekte të tjera për llogari të Prokurorisë së Breshias.
Gjatë atij kontollit, hetuesit nuk gjetën dot Kreshnik Farrukun, por sekuestruan celularin e tij, i cili u gjet i hapur dhe iu është nënshtrua akt ekspertimit teknik nga SPAK.
Autoritetet italiane pretendonin se Kreshnik Farruku pastronte para përmes një rrjeti kompanishë të drejtuara nga një organizatë italo-kineze.
Sipas Prokurorisë së Breshias, këto kompani kanë lëshuar fatura fiktive dhe kanë arritur që të pastrojnë rreth 375 milionë Euro.
Kreshnik Farruku dyshohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Emri i tij është përmendur prej vitesh nga drejtësia e Spanjës dhe Italisë për shkak të dyshimeve se ishte i përfshirë në trafik droge.
Për herë të parë emri i tij është përmendur në vitin 2010 nga drejtësia spanjolle. Në atë kohë ai u arrestua në Spanjë me 20 kg kokainë. 4 vite më vonë në vitin 2014, Kreshnik Farruku është arratisur nga burgu në Spanjë për tu riarrestuar në vitin 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.