Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar si pasojë e një aksioni për goditjen e trafikut të armëve të zjarrit në Maqedoninë e Veriut, hetimet për të cilin kishin nisur prej 4 muajsh.
Sipas policisë, në pranga ka rënë 59-vjeçari Dhimitër Peqini, të cilit iu gjetën tre kallashnikovë, granatë dhe mbi 3300 fishekë në makinën me të cilën udhëtonte së bashku me Elban Çonikun.
Gjithashtu u arrestua edhe Artan Lila, i cili rezulton se bashkëpunonte me Peqinin, të cilit i vinte në dispozicion edhe dokumente të falsifikuara shqiptare, bullgare dhe maqedonase.
Gjatë operacionit “Organizatori”, në fshatin, Çekin, Gramsh, policia ndaloi automjetet që drejtoheshin nga të arrestuarit dhe nga kontrollet, u gjetën të fshehura në bagazhe, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




