Suedia është fituesja e Eurovision 2023. Këngëtarja Loreen me këngën “Tattoo” rrëmbyen vendin e parë duke marrë pikët maksimale nga të gjithë këngët konkuruese. Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku dhe nga vendet që morën pjesë duke pasur një diferencë të madhe pikësh.
Një spektakël plot emocione e performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2023 në Liverpool Arena në Britani të Madhe.
Në vendin e dytë doli Finlanda ndërsa në vendin e tretë Izreali .
Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngën “Duje” e kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi e cila u rendit në vendin e 22 me 76 pikë duke prapa shumë vende të tjera konkuruese të cilat nuk u kualifikuan në gjysmëfinalet për të shkuar në finalen e madhe.
Albina dhe Familja Kelmendi kanë perfomuar të dhjetët në radhë në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2023” me këngën “Duje”.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” synojnë sot suksesin për të sjellë në Shqipëri Eurovision 2024.
Motivet shqiptare në veshje dhe ngjyrat kuqezi “pushtuan” skenën e Eurovision 2023 në Liverpool Arena, ndërsa vokali mahnitës i Albinës drithëroi publikun në sallë dhe jo vetëm.
Përmes vokalit dhe interpretimit brilant, Albina dhe Familja Kelmendi i dha publikut europian një krijim muzikor me traditë të zhanërit baladë me motive nga Ballkani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.