Kështu e kanë quajtur sulmuesin polak, tifozët e Borussia Dortmund pas ¼ finales së parë në Champions League. Robert Lewandowski shënoi dy gola ndaj verdhezinjve dhe i festoi ata në mënyrë të gëzueshme me tifozët e Barcelona-s. Ai kishte shënuar edhe ndaj Bayern në fazën e Ligës në 23 Tetor 2024 por nuk festoi për atë çka bëri kundër bavarezëve.

Kjo ra në sy të tifozëve të Dortmund të cilët i kanë kujtuar në rrjetet sociale se ishte Borussia që e zbuloi dhe e solli në futbollin e madh. Të tjerë tifozë e quajtën tradhtarë, patetik dhe xhest të turpshëm. Duket se tifozët e Dortmund prisnin më shumë respekt nga ish idhulli i tyre. Atë ndjenjë respekti që Lewy e shfaqi për Bayern.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.