Futboll

Tottenham fiton Europa League, trofeu i parë pas 17 viteve në historinë e gjelave të Londrës

Dy javë pas trofeut të parë në karrierë për Harry Kane, Tottenham Hotspur i jep fund pritjes prej vitit 2008 (prej 41 vitesh në Evropë) dhe realizon profecinë e Ange Postecoglou – “Unë fitoj gjithmonë në sezonin e dytë”. Pas kësaj mbrëmjeje, të paktën 10 milionë tifozë që qeshën pas deklaratës së australianit, duhet ti kërkojnë ndjesë, ndërsa Daniel Levi ti rinovojë kontratën në “Tottenham Hotspur Stadium”. Për të arritur deri tek ky sukses, traineri australian braktisi stilin e tij sulmues dhe hodhi në fushë një Tottenham pragmatik.

Johnson dhe Van de Ven, heronjtë e Spurs në Bilbao

Pjesa e parë u vendos nga i 3 autogol në finalet e Europa League. Luke Shaw përsëriti atë çka Romelu Lukaku bëri në vitin 2020 (Inter vs. Sevilla) dhe Gianluca Mancini në vitin 2023 (Roma vs. Sevilla). Tre lojtarë të Manchester United rrethonin Brenan Johnson por ai përfitoi sërish nga pasiviteti dhe vendosja e gabuar e Shaw që nuk u kuptua me Dorgu-n. Kjo është ndeshja e 50 për Johnson këtë sezon dhe ai është vetëm uellsiani i dytë që luan në një Finale të Europa League pas Simon Davies për Fulham në vitin 2010 kundër Atletico Madrid.

Van de Ven ndali pothuajse në vijën fatale, topin e nisur nga Hojlund

Gjatë këtyre 45 minutave që vunë përballë vendet 16 dhe 17 në Premier League, Diallo dhe Fernandes iu afruan golit për United ndërsa Richarlison për Spurs. Mesfusha la për të dëshiruar me lojën e Pape Sarr dhe Rodrigo Bentancur për Spurs nga njëra andë dhe Bruno Fernandes me Casemiro për United nga ana tjetër. Portugezi luajti ndeshjen e 101 në dy sezonet e fundit (në të gjitha kompeticionet) për Red Devils, më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier League (ndiqet nga Saliba me 100).

Topi i devijuar nga Shaw që përfundoi në rrjetën e United

Në pjesën e dytë “gjelat” e Londrës dërguan në fushë “mungesën” e madhe të kësaj Finaleje, jugkoreanin Son i cili përvçse u bë lojtari me më shumë ndeshje në Evropë për Tottenham (68) duke kaluar Harry Kane, më shumë mbrojti se sulmoi. Kjo edhe për shkak të 72% të kontrollit të topit nga “Red Devils” që sërish nuk shënuan, jo vetëm për shkak të nxitimit por edhe për ndërhyrjen e Van de Ven që ndali Hojlund, apo dhe Vicario-s që ndali Garnacho-n dhe Luke Shaw.

Trofeu i parë pas vitit 2008 në historinë e Spurs (i pari pas 41 vitesh në Evropë)

Libri i Artë në Europa League/ UEFA Cup
7 – Sevilla
3 – TOTTENHAM, Inter, Liverpool, Juventus, Atletico Madrid
2 – Mgladbach, Feyenoord, Frankfurt, Goteborg, Real Madrid, Parma, Porto, Chelsea
1 – Anderlecht, Leverkusen, Ajax, Manchester United, PSV Eindhoven, Ipswich, Napoli, Bayern, Schalke 04, Galatasaray, Valencia, CSKA Moscow, Zenit St. Petersburg, Shakhtar Donetsk, Villareal, Atalanta  

Dy anët e stadiumit pas një Finaleje

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë