Motosport

Toto Volf provokon Red Bull-in: Vershtapen te Mercedesi? Nëse Horner qëndron!

Gazeta Si – Drejtuesi kryesor i skuderisë nga Shtutgarti u bashkohet zërave që flasin për një largim të mundshëm të pilotit kampion bote dhe drejtorit teknik nga Red Bull-i.

Çështja e Kris Horner vazhdon të diskutohet ende në Formula 1. Nëse nuk janë hetimet apo fërkimet te skuderia kampione bote, për të nxitur dyshimet mendon Toto Volf, drejtuesi kryesor i Mercedesit, që ushqen më shumë zërat për një kalim të mundshëm te Vershtapen te skuadra gjermane.

Sipas drejtuesit austriak të Mercedesit, gjithçka varet nga situata me Horner, që mund të shtyjë edhe Adrian Njuein të largohet nga Red Bull-i.

“Nëse Horner qëndron te Red Bull-i, hapen skenarë interesantë. Gjithçka varet prej tij, – ka thënë Volf në një intervistë për median austriake ‘Oe24’. – Nuk kam informacione të miat, lexoj në shtyp çfarë ndodh. Çdo skuadër do ta donte Maksin, është piloti më i mirë.

Ai me siguri do të kërkojë makinën më të mirë. Kështu, duhet ta bëjmë makinën tonë kompetitive, vetëm kështu do të jemi një alternativë konkrete në sytë e Vershtapen”.

Asgjë nuk është vendosur, por në fillim takimi mes Volf dhe babait të Vershtapen, pastaj përplasjet mes Kris Horner dhe Helmut Marko, kanë hapur skenarë të rinj, duke lënë hapësirë për të parë te Mercedesi si pilotin holandez, ashtu edhe inxhinierin anglez. “Nuk e përjashtoj si mundësi”, – shtoi Volf.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë