Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka surprizuar zyrtarët e BE-së duke u dhuruar nga një verë autentike shqiptare. Më pas ata kanë fryrë qiririn në një tortë ku ishte numri 6 sipër, në simbol të 6 grupkapitujve të hapura në procesin e integrimit.

Rama tha se hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian bëhet në një kohë rekord vetëm 12 muaj.
Marta Kos: Mund të hamë dhe tortën, duhet të festojmë edhe më shumë. 6 kapituj të hapur është diçka për tu kremtuar. Urime Shqipëri.
Edi Rama: Marta kur vjen fjala për grup kapituj, kapituj e piketa mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot. Nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej meje. Një është për ju dhe tjetra për Marinë.
“Tani na duhet dora e një viknigu për ta prerë”, tha me batuta Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



