Gazeta Si - Topi inteligjent “ngel në klasë” Romelu Lukakun në debutimin e tij në Kampionatin Evropian, duke ia vështirësuar rrugën Belgjikës për t’u kualifikuar më tej.
Fitues, çuditërisht, është Sllovakia e italianit Francesco Calzona i njohur si Ciccio, i cili arrin fitoren e parë të këtij kampionati europian në Frankfurt dhe bashkohet me Rumaninë në krye të grupit E.
Një gol në minutën e 7-të nga Ivan Schranz, 30 vjeç, sulmues i Sllavias Pragës ishte përcaktues.
Por teknologjia futuriste e topit të ri të kërkuar nga UEFA për të ndihmuar gjyqtarët dhe VAR-in ishte gjithashtu vendimtare, pasi ekspozoi dhe i anuloi dy gola të “Big Rom”, të dy në pjesën e dytë, i pari për pozicion milimetrik jashtë loje dhe i dyti për një prekje të lehtë me dorë nga Openda.
Falë një mikroçipi të futur brenda, topi “ndjen” kontaktet, duke kuptuar në kohë reale se kur dhe me cilën pjesë të trupit është goditur. Si dora e vogël e Opendës.
Fytyra e Lukakut i tha të gjitha. Goditja ishte e fortë. Dhe për më tepër, dy golat e mohuar shijen e festës me shokët e skuadrës.
Është mirë që futbollistët e kombëtareve në Europian të mësohen me të: topi i teknologjisë së lartë, i prodhuar nga Adidas, i cili duket se funksionon mirë, mund të adoptohet edhe në ligat më të mira.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.