Brenda 24 orësh dy nëpunëse të administratës njëra drejtoreshë e tjera specialiste në institucione kyçe të vendit janë arrestuar respektivisht për mashtrim dhe transport të lëndëve narkotike.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se duhet ndryshim ndryshe identikite të tilla mund t’i shohim të nesërmen edhe ministre.
“Njëra drejtoreshë fut në xhep 190 mije euro me premtimin ( mashtrimin), se do ndërhyjë për një grant prej 3 milion euro në këmbim nga Azhbr. Drejtoresha tjetër bënte shoferen e transportimit të 58 kg drogë. Kjo ishte e njohur dhe si falsifikuese e manipuluese votash. Trafiku i drogës dhe bërja e sekserit duket se është kriter thelbësor për karrierë sot.
Ndërkohë që një zonje dha shpirt në dyert e bashkisë, ku kërkonte t’i kthenin ndihmën sociale qe ia kishin hequr në mënyrë çnjerëzore në prag të festave, ndihme me të cilën mbante frymën...
Nëse ndryshimi nuk bëhet… këto drejtoreshat e sotit, nesër edhe këto do jenë ministre…dhe investitore strategjike!!!!”, shkruan Topalli në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.