Nga Gazeta Si – Merkato e verës së këtij viti u mbyll të hënën në mbrëmje.
Lojtarët u huazuan ose u transferuan definitivisht deri në 7 sekondat e fundit.
25 vjecari Alexander Isak kaloi nga Newcastle te Liverpool për rekordin e 145 milionë eurove.
Suedezi nuk e fshehu kënaqësinë pas këtij transferimi, por cilët janë 9 të tjerët që plotësojnë “Top 10” në këtë sesion veror?
Mund t’ju themi vetëm se – gjysma e tyre kishin luajtur më herët dhe u larguan… ose mbërritën në Bundesliga
1. Alexander Isak (25 vjeç) – Sulmuesi u transferua nga Newcastle te Liverpool në Premier League, kontrata e re zgjat deri në vitin 2031.
2. Florian Wirtz (22 vjeç) – Gjermani ishte lojtari më i shtrenjtë deri në transferimin e Isak te Reds. Liverpool pagoi 125 milionë euro dhe nënshkroi deri në vitin 2030 me të.
3. Hugo Ekitiké (23 vjeç) – Francezi u largua pas një viti nga Eintracht Frankfurt duke zgjedhur Liverpool-in për të ardhmen. Kartoni i tij kushtoi 95 milionë euro dhe ashtu si Isak firmosi deri në vitin 2031.
4. Nick Woltemade (23 vjeç) – Pas Wirtz, është gjermani i dytë në “Top 5”. Newcastle se bleu për 85 milionë euro nga VfB Stuttgart.
5. Benjamin Sesko (22 vjeç) – Dy vitet e fundit veshi fanellën e RB Leipzig në Bundesliga ndërsa u transferua për 76 milionë euro te Manchester United.
6. Victor Osimhen (26 vjeç) – Galatasaray shpreson të ketë siguruar një makinë golash me 75 milionë euro që derdhi në arkat e Napoli-t.
7. Bryan Mbeumo (25 vjeç) – U transferua nga Brentford FC te Manchester United për 75 milionë euro.
8. Matheus Cunha (26 vjeç) – Ish sulmuesi i Bundesliga-s tani luan për Manchester United; klubi nga Premier League investoi 74.20 milionë euro për ta marrë nga Wolverhampton.
9. Martín Zubimendi (26 vjeç) – Pas 5 sezoneve te Real Sociedad, spanjolli mbërriti në Angli te Arsenal. Londinezët shpenzuan 70 milionë euro për të.
10. Luis Díaz (28 vjeç) – Kolumbiani u largua nga Liverpool drejt Bayern Munich për 70 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



