Euro 2020

Toni Kros tërhiqet nga kombëtarja gjermane në moshën 31-vjeçare

Euro 2020 ishte kompeticioni i fundit me Gjermaninë për mesfushorin Toni Kros. Futbollisti ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja në moshën 31-vjeçare dhe lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

"Është një vendim i pakthyeshëm, një vendim për familjen time. Dua t’i përkushtohem më shumë familjes si baba dhe si bashkëshort”, - ka shkruar Kros, i cili është shpallur kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Vitet e fundit Kros ka qenë një nga titullarët më të rëndësishëm të “pancerave”, një kolonë e fortë në mesfushë. Ka qenë pjesë e kombëtares prej vitit 2010, ka luajtur 97 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola me fanellën e saj.

Toni Kros. Gazeta Si, 2 korrik 2021

Me tërheqjen e Kros, në radhët e kombëtares gjermane mbeten pak “senatorë”, si kapiteni Nojer, Humels, Rudiger, Gyndogan dhe Myler. Kros e lë kombëtaren në një moshë shumë të re. Në nivel klubesh, mesfushori është një nga futbollistët më fitues. Ai ka koleksionuar të gjithë trofetë e mundshëm me Bajernin dhe Real Madridin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë