Shendet

Toni i zërit zbulon problemet që mund të kemi me shëndetin mendor

Njerëzit me zë më të ulët kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni.

Ndërsa personat që kanë zë më të hareshëm janë ekstrovertë dhe më të lumtur me jetën.

Statistikat nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) në Britani zbuluan se shkalla e depresionit tek personat mbi 16 vjeç është më e lartë se përpara pandemisë së koronavirusit dhe izolimeve.

Në disa raste tragjike, depresioni mund të çojë në vetëvrasje. Sipas Aleancës për Mbështetjen kundër depresionit, ata që vuajnë nga depresioni kanë 20 për qind më shumë gjasa të kryejnë vetëvrasje, sesa ata që nuk vuajnë.

Në studimin e publikuar në Journal of Voice, studiuesit analizuan zërat e mbi 2000 njerëzve të moshës 19-80 vjeç për të parë se çfarë mund të kuptohej nga zëri i tyre për mirëqenien e tyre fizike dhe mendore.

Studiuesit zbuluan se zëri mund të jetë një tregues i fortë i shëndetit mendor. Ndërsa sipas tyre, në shëndetin fizik, zëri i dikujt nuk thotë shumë.

Burimi: The Sun. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë