Gazeta Si – Milani ka fituar 1-2 në Verona, ku ashtu si vitin e kaluar, vendimtar ka qenë mesfushori Sandro Tonali. Ai shënoi golin e fitores në minutën e 81-të, duke prishur debutimin e Boketit në stolin veronez.
Kampionët e Italisë e panë veten në avantazh që pas 9 minutash, falë autogolit të Velozos, pas krosit të Leaos. Verona barazoi pas 10 minutash me Gunter, i cili realizoi golin e parë në Serinë A edhe me ndihmën e Gabias.
Në pjesën e dytë Pikoli goditi traversën me kokë. Me fat Milani, që në fund gjeti edhe golin me vlerën e 3 pikëve me Tonalin. Pas kësaj fitoreje, kuqezinjtë mbeten 3 pikë pas Napolit kryesues, që sot mundi 3-2 Bolonjën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




