Politike

Tom Doshi dhe 11 kandidatë të tjerë për verifikim të thelluar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të dërgojë emrat e 12 kandidatëve për deputetë për të verifikuar nëse ligji i dekriminalizimit i ndalon në zgjedhjet e 25 prillit.

Mes emrave që dp të dërgohen dhe verifikohen nga njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është Tom Doshi dhe katër kandidatë të Partisë Demokratike e tre kandidatë të Partisë Socialiste.

KQZ thotë se këta emra janë referuar nga verifikimet e deritanishme dhe se procesi i plotë i kalimit në sitë të tyre nuk ka përfunduar, duke mos përjashtuar se të tjerë emra mund t’i shtohen kësaj liste.

Emrat e kandidatëve që dërgohenpër verifikim të thelluar:

Koalicioni ABEOK:

  • Altin Gjeloshaj
  • Elsa Voka
    Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:
  • Arbër Arifaj
    Partia Demokratike:
  • Agron Kapllanaj
  • Gentjan Muca
  • Rezart Tusha
  • Zef Hila
    Partia Socialdemokrate:
  • Kleo Murataj
  • Tom Doshi
    Partia Socialiste:
  • Artan Bitri
  • Halim Dauti
  • Leonard Beqiri

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë