Ka 14% më shumë lloje pemësh sesa mendohej më parë, sipas asaj që studiuesit e quajnë vlerësimin e parë “të besueshëm shkencërisht”.
Nga 73,300 speciet e vlerësuara, studiuesit parashikojnë se janë 9,200 lloje pemësh që nuk ishin zbuluar. Por shumica e specieve të rralla janë në pyjet tropikale, duke u zhdukur shpejt për shkak të ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimit. Studimi bazohet në një bazë të dhënash me dhjetëra miliona pemë në më shumë se 100,000 parcela pyjore në mbarë botën. Studiuesit përdorën teknika statistikore për të parashikuar numrin e mundshëm të llojeve të pemëve, duke korrigjuar boshllëqet në të dhënat ekzistuese. Gjetjet tregojnë se duhet bërë më shumë për të mbrojtur format e pabesueshme të jetës që nevojiten për ushqim, lëndë drusore ilaçe dhe për të luftuar ndryshimet klimatike, duke thithur dioksid karboni nga ajri.
Studiuesi kryesor Peter Reich, i Universitetit të Minesotës në St Paul, tha se gjetjet theksuan cenueshmërinë e biodiversitetit global të pyjeve.

“Të dhënat tona do të na ndihmojnë të vlerësojmë se ku është më i kërcënuar biodiversiteti. Kjo është në tropikët dhe subtropikët e Amerikës së Jugut, Afrikës, Azisë dhe Oqeanisë. Në këto vende kemii zbuluar specie të rralla të njohura dhe të panjohura”, tha ai.
Pyjet e ndryshme natyrore janë më të shëndetshmet dhe produktivët, të rëndësishëm për ekonominë globale dhe natyrën. Shumica dërrmuese janë në vendet tropikale ku shpyllëzimi shkaktohet kryesisht nga:
-rritja e përbërësve të ushqimit që shkon në Perëndim, si mishi i viçit, vaji i palmës dhe soja (dy të fundit prej tyre përdoren gjithashtu për ushqimin e bagëtive)
-ndryshimi i klimës
-zjarret
Më shumë se 140 studiues ndërkombëtarë kanë punuar në studim që u publikua në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Yadvinder Malhi, i Universitetit të Oksfordit, tha se pyjet tropikale ishin thithës të rëndësishëm të emetimeve të dioksidit të karbonit, duke ngadalësuar ngrohjen globale.
“Ky studim tregon se pyjet tropikale janë edhe më të larmishëm në pemët e tyre nga sa kishim imagjinuar më parë”, shtoi ai.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



