Gazeta Si – Trupat e braktisur përgjatë rrugës, para shtëpive, varr masiv 13 metra i gjatë i gërmuar në kopshtin e kishës së Bucha-s dhe i marrë nga imazhet satelitore të “Maxar Technologies”…
Sipas pamjeve, dyshohet se janë varrosur qindra civilë: për ukrainasit, shumë u vranë në rrugë, disa u vranë mbi biçikletë, të tjerët u vranë me duar të lidhura pas shpine, disa të tjerë u rrëmbyen nga beteja.
Sipas aktivistëve që kanë shqyrtuar të dhënat dhe imazhet e disponueshme, përgjegjësit për masakrën e Bucha-s, janë nënkoloneli rus, Omurekov Azatbek Asanbekovich dhe njësia e tij 51460, Brigada e 64-të e Artilerisë së Motorizuar që mbërriti në Ukrainë nga fshati Knyaze-Volkonskoye, në territorin e Khabarovsk, si dhe nga Kina dhe Koreja e Veriut.
Njësia 51460 ishte e vendosur në Bucha, sipas vullnetarëve nga projekti “InformNapalm”, të cilët publikuan të dhënat e komandantit në Telegram, i cili më pas u filmua – dhe më pas u censurua – gjithashtu në “Reddit”.
#Україна #УкраїнаПереможе #Ukraine
— InformNapalm (@InformNapalm) April 3, 2022
Волонтери InformNapalm знайшли дані командира в/ч 51460, 64-та окрема мотострілецька бригада, яка за попередніми даними скоїла воєнні злочини в м.#Буча, Київської області.
підполковник Омуреков Азатбек Асанбековичhttps://t.co/GUzLmMwxBD pic.twitter.com/v8AQCCQJpr
Në imazhet e postuara në internet (dhe në foton e mësipërme), disa ushtarë të batalionit po tundin gjithashtu një flamur të republikës së Sacha-s – ose Jacuzia-s – e cila ndodhet në Siberinë Lindore.
“Ne mundëm të gjenim edhe adresën e shtëpisë së xhelatit rus”, shkruan aktivistët e “InformNapalm”, duke treguar ‘e-mailin’ e tij – nga ku mund të konkludohej se Omurbekov është 40 vjeç – dhe numrin e telefonit dhe duke u deklaruar i gatshëm për të bërë publike të gjithë emrat e “këtyre vrasësve dhe përdhunuesve”.
Informacioni u rilançua gjithashtu nga aktivistët “Anonymous” dhe duket se vjen nga lista (e pjesshme) e 120,000 ushtarëve të dislokuar në Ukrainë, e publikuar më 1 mars nga “Pravda” në Kiev, e cila tregoi se ushtarë nga distrikti ushtarak ishin të punësuar në veriperëndim të kryeqytetit.
Në zonë, vërejnë gjithashtu vëzhguesit, ishin vendosur cisterna të Gardës (Ushtria e 36-të e Distriktit të Lindjes së Largët Ruse) dhe elementë të Regjimentit 331 para-ushtarakë të Divizionit të 98-të Ajror.
“Ky nuk është një operacion special ushtarak”, tha nga Bucha, Vladimir Klitschko, një ish-boksier kampion dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali. “Ky është gjenocid”.
Një raport i “Human Rights Watch”, konfirmon krimet “e dukshme” të luftës në zonat e kontrolluara nga Rusia, në rajonet e Chernihivit, Kharkivit dhe Kievit: përdhunime, përmbledhje dhe ekzekutime masive, dhunë dhe kërcënime ndaj civilëve, episode të dokumentuara midis 27 shkurtit dhe 14 marsit.



Pikërisht në Bucha, një dëshmitar raportoi një ekzekutim që ndodhi mëngjesin e 4 marsit: pesë burra u gjunjëzuan në anë të rrugës, me bluzat e tyre që mbulonin fytyrën dhe njëri prej tyre u qëllua në kokë.
“Këto raste tregojnë dhunë dhe egërsi të qëllimshme ndaj civilëve ukrainas”, – shpjegon drejtori i HRW për Evropën dhe Azinë Qendrore, Hugh Williams.
Nëse në të kaluarën ishte e vështirë të rindërtoheshin përgjegjësitë dhe dinamika e një krimi lufte, në këtë konflikt, “mjegulla” që normalisht mbulon luftimet, është pastruar: gjithçka është publike, e dukshme përmes imazheve satelitore, rrjeteve sociale, të dhëna me burime të hapura dhe zbulim të inteligjencës.
Megjithatë, ky informacion mund të jetë jo i vërtetë dhe duhet të merret me kujdes, i verifikuar: roli i Omurbekov dhe njerëzve të tij që erdhën nga Lindja e Largët për të luftuar në Ukrainë, duhet të konfirmohet, por është e habitshme, se si mjaftuan disa orë për të gjurmuar njësinë ushtarake ruse që vepronte në Bucha para tërheqjes së 30 marsit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.