Bota

Tmerr në plazhin australian/ Qëllohen për vdekje 12 persona

Nga Gazeta ‘Si’- Të shtëna me armë janë raportuar në Sydney gjatë një feste hebraike, “Hanukkah”.

Sipas mediave të huaja, të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga të shtënat, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.

Policia ka dhënë detaje paraprake duke njoftuar dy personat që dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri janë “neutralizuar”.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin lëvizjet në zonë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri australian, i cili ka thënë se “Policia dhe ekipet e emergjencës janë në terren duke punuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë