Kosova

Tkurret Vetëvendosja, 2 deputetë braktisin Kurtin, kundër kodit civil dhe nepotizmit

Nga Gazeta 'Si' - Partia e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti humb 2 pjesëtarët e saj, disa muaj para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visark Korenica kanë vendosur të largohen nga radhët e partisë për të krijuar listën e re të familjes. Në koalicion me të do të jenë partia e drejtësisë dhe AKR e Behgjet Pacollit.

Dy deputetët kanë qenë të zëshëm kundër Kodit Civil që sipas tyre cenon familjen, ndërsa përmendën si arsye për largimin edhe koefiçentin e pagave dhe nepotizmin.

Rramani theksoi më tej se angazhimin si deputet do ta vazhdojë si më para, se do të mbështesë iniciativat e “dobishme” dhe do të kundërshtojnë ato të që janë të “dëmshme” për qytetarët e Kosovës".

Rrahmani tha se pjesë e koalicionit do të jenë edhe personalitete publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë