INSTAT ka raportuar të martën se numri i i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri ka rënë përgjatë vitit 2017 krahasuar me vitin paraardhës. E si rrjedhojë kanë rënë investimet dhe numri i të punësuarëve.
Të dhënat tregojnë se gjatë 2017-ës bizneset e mëdha dhe të vogla kanë zënë 99,8 % të ndërmarrjeve aktive, nga 99,9 % që zinin një vit më parë.
Sektorët që kanë peshën më të madhe tek këto kategori biznesesh janë ; tregtia dhe sektori i shërbimeve të tjera. Kurse me peshën më të vogël është sektori i industrisë nxjerrëse me 0,4 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 0,6 %.

Të punësuarit në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla
Tkurrja e këtyre bizneseve ka shkaktuar dhe rënien e numrit të punonjësve. Nga 81,0 % e të punësuarve që këto ndërmarrje kanë punësuar në 2016, një vit më pas rezultojnë 80, 3%.
Sektori i tregtisë rezulton me numrin më të madh të të punësuarëve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera dhe sektori i industrisë përpunuese. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në këto biznese janë sektori i industrisë nxjerrëse , sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Shitjet
Gjatë 2017-ës ndërmarrjet e mesme dhe të vogla kanë realizuar 0,6 % më pak shitje se gjatë vitit pararadhës. Sektori i tregtisë ka peshën më të madhe të shitjeve neto, i ndjekur nga sektori i industrisë përpunuese dhe nga sektori i ndërtimit. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve të realizuara nga Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme ( NVM-të) është sektori i industrisë nxjerrëse me.
Investimet
14,8 % kanë rënë investimet e NVM-ve gajtë 2017-ës krahasimisht me vitin paraardhës. Sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në NVM-të është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve. Nga ana tjetër, sektori i industrisë nxjerrëse ka përqindjen më të ulët të investimeve.
Vlera e shtuar

Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 0,2 % të ndërmarrjeve gjithsej në vend, punësojnë 19,7 % të punonjësve, kryejnë 39,9 % të investimeve dhe realizojnë 22,8 % të shitjeve neto.
Në Shqipëri numri i ndërmarrjeve në NVM është 99,8 %, i njëjtë me BE. Numri i të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 80,3 % në Shqipëri nga 66,4 % në BE. Vlera e shtuar e realizuar nga NVM në Shqipëri përbën 68,3 % nga 56,8 % në BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




