Drejtësia

Tjetërsuan pronat në Kune, lirohet drejtori i ADZM-së Lezhë dhe dy vartësit e tij

Gazeta Si – Drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjetër Toni dhe 2 vartësit e tij të arrestuar në mujin qershor me akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për drejtorin e ADZM Pjetër Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje.

Gjyqtari i çështjes Artan Hajredini pranoi verdiktin e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve duke argumentuar se nuk ka risk prishja e provave të hetimit.

Pak ditë më parë një gjykatës tjetër i Lezhës vendosi nën sekuestro preventivët e restorantit “Trëndafili mistik” brenda lagunës për dyshime tjetërsim pronash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë