Gazeta Si – Gjykata e Vlorës ka lanë në burg 5 nga 6 të arrestuarit të akuzuar për tjetërsimin e pronave me vlerë 8 milionë euro në bregdetin e Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës.
Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për pesë të pandehurit, Artur Duni, Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi.
Ndërsa për shtetasen Vasilo Mehili është dhënë masa “detyrim paraqitje” me arsyetimin se ishte e vetmja grua mes të arrestuarve.
Ndërkohë është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie” për ish kreun e qarkuat, Anesti Dhimojani.
Pritet që për personat e tjerë, të cilët kanë masat detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie, seancat të mbahen në data të tjera.
Nën akuzë për përvetësimin e tokave janë vënë 24 persona, mes të cilëve edhe ish-zyrtari vendor, ndërsa urdhër-arrestet janë lëshuar për tetë prej tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




