Gazeta Si – Gjashtë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Gjyqësore në Tiranë, 3 prej të cilëve punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me akuzën për “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”, “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Të arrestuarit, në kundërshtim me ligjin dyshohet se kanë lejuar tjetërsimin e pasurisë shtetërore nëpërmjet procesit të legalizimit.
Pas hetimeve te kryera, ka rezultuar qartë skema e falsifikimit të përdorur dhe të pranuar nga punonjësit shtetërorë.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se ata kishin legalizuar si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore.
Pas një denoncimi, Prokuroria regjistroi procedim penal për këta shtetas në 9 nëntor të 2021 dhe pas hetimeve, del se Hajdar Sula ka fituar pronësinë nëpërmjet procesit të legalizimit të godinës, e cila shërben si qendër shëndetësore në fshatin Qeha, Komuna Petrelë.
Pas këqyrjes në terren, u zbulua se ky shtetas nuk e kishte ndërtuar këtë godinë, e cila ekzistonte që në vitin 1990.
Kaq ka mjaftuar që prokuroria të të kërkojë arrestimin e tyre, 3 prej të cilëve punonjës të Kadastrës në Tiranë.
Të arrestuarit janë:
Hajdar Sula, është arrestuar si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Klediol Bilo, me detyrë punonjës te ALUIZNI, është arrestuar si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Petro Tusha, banues në Tiranë, me detyrë punonjës ALUIZNI, është arrestuar si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Ergys Halili, banues në Tiranë, punonjës te ASHK, është arrestuar si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim,
Leonard Grabova, banues në Tiranë, është arrestuar si person i dyshuar, përkryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Adrian Duro, banues në Tiranë, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




