Gazeta Si – SPAK ka kërkuar dy vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe në rast se dënohet me vendim të formës së prerë,, do vuajë 1 vit e 4 muaj në qeli.
Është kjo pretenca, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone në zonën bregdetare të Livadhit.
Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim me ish-drejtorin e Tokës dhe Menaxhimit të Pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje. Për Strakoshën, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg (me gjykim të shkurtuar 1 vit).
Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.
Ndërkohë për një çështje tjetër, Goro u gjet fajtor për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie duke u dënuar me dy vite e 20 ditë heqje lirie. Gjykata shpalli fajtor për shpërdorim detyre edhe dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho.
Tre të pandehurit në këtë proces u morën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe u gjykuan se në shpërdorim të detyrës lejuan tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe kalimin nga pronë shtet te privatët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



