Drejtësia

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 13 vite burg për vëllain e ish-deputetit

Gazeta Si – Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 13 vite burg për Gjevi Ndokën i dënuar për shkak se akuzohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit.

Më parë, bashkë me Gjevi Ndokën është dënuar dhe Mimoza Ndoka. Ata janë vëllai dhe motra e ish-deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, ndërsa ka sekuestruar pasuri me vlerë 55 mln euro.

Bëhet fjalë për 300 mijë metra katror në 75 pasuri të ndryshme që tashmë i kalojnë shtetit.

Nga përgjimet e kryera gjatë hetimit, ka dalë në pah roli i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me punonjës të Hipotekës, shprehet për veprimet që do kryheshin me qëllim tjetërsimin e pronësisë së tokës.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë gjetur një sërë veprash penale, si falsifikime, ndërhyrje të zyrtarët, korrupsion, me qëllim tjetërsimin e pronësisë së tokave në bregdetin e lezhës pas vitit 2013.

Në fakt, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka sekuestruar pasuritë e familjarëve dhe të afërmve të ish-deputetit që prej një viti.

Arben Ndoka u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, ndërkohë që iu  sekuestrua një sipërfaqe toke rreth 300 mijë metra katrorë tokë në zonën e Malit të Rrencit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Ndoka ra në rrjetën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas disa përgjimeve telefonike, nga të cilat rezultoi i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash toke në zonën e Kunes dhe Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Skema u zbardh gjatë procesit hetimor ndaj vëllait të ish-deputetit të PS-së, Gjevi Ndoka, i dyshuar si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Lista e të dënuarve:

Xhevi Ndoka ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, dënimi i shkon në 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Mimoza Ndoka ishte dënuar me 1 vit 4 muaj, me kusht, teksa me vendimin e apelit i shkon 5 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Emanuel Gjura ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa i ndryshon me një dënim prej 6 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Zef Lazri ishte 8 muaj burg, dënohet me 4 vjet e 8  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Blendi Ndoka ishte me 3 vite e 6 muaj burg, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht, dënimi shkon në 5 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Paulin Simoni ishte 3 vite e 4 muaj burg, dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vlash Gaxulli ishte 2 vite burg, me kusht, 2 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Genc Zeneli ishte  2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kol Lleshi ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 vjet e 4  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Marjeta Përskura dënohet me 1  vit e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë