Drejtësia

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Gazeta Si – Gjykata e Apelit në Shkodër, ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj për akuzën shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Me 3 vite burg u dënua edhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

LEXO EDHE:
Tjetërsimi i pronave në bregdet, SPAK dërgon në gjyq ish-kryebashkiakun e Lezhës dhe 10 ish-zyrtarë

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkalles se pare Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë