Gazeta Si – GJKKO ka pranuar gjykim të shkurtuar për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.
I pranishëm në sallë gjatë seancës së kësaj të hëne, ishte vetë Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar.
Prokurori i çështjes Olsi Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.
Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Në seancën e radhës, të datës 10 shkurt, ora 13.00, Prokuroria e Posaçme do japë pretencën për Jorgo Goron dhe të tjerët.
Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim.
Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin socialist, Artan Gaçin.
Në total përllogaritet rreth 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashme sekuestruar me vendim të GJKKO.
dhe Jerasimo Bashi, ndërsa Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.
Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish zyrtarët e tjerë, kokretisht për ish juristin e Hipotekës Vezir Gjikoka dhe ish Drejtorin e Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë Jerasimo Bashi. Ndërsa ish-kreu i Kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.