Drejtësia

Tjetërsim pronash, shkon në gjyq dosja ndaj ish-kreut të Bashkisë Lezhë dhe 10 zyrtarëve të tjerë

Gazeta Si – Dosja në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokajt dhe 10 zyrtarëve të tjerë për tjetërsim pronash ka kaluar për gjykim.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim produktesh të veprës penale, ndërsa gjykata u ka pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar.

Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”  lidhur me tjetërsimin e pronave në bregdet, por gjykata atëherë vendosi që të hetohet në gjendje të lirë.

LEXO EDHE:
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Në mars 2021, Gjykata e Apelit vendosi të kthejë për rigjykim dosjen për ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës dhe të pandehurit e tjerë.

Vendimi i Apelit, ndonëse ai po hetohej në gjendje të lirë, e riktheu Frrokajn në qelitë e burgut të Reçit në Shkodër.

Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017.

Mes të pandehurve janë Fran Frrokaj, ish kryetari i bashkisë së Lezhës; Gjok Ndoka ish Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Sokol Toma ish Drejtori i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë, një jurist, 2 regjistrues dhe 3 nëpunës të Zyrës Vendore si dhe një përfitues i tokave të tjetërsuara.

SPAK thotë se gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundraligjshme të ish zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kudnraligjshme të pronave, kanë përfshirë edhe persona të tjerë, mes tyre të afërt dhe të njohur më ta, duke ia kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë