Nga Gazeta ‘Si’- Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi”.
E njëjta masë sigurie u la në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, dhe shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e tokave në Gjirin e Lalzit.
Para Apelit të GJKKO-së doli edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa “arrest me burg”, i cili dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



