Gazeta Si – Norvegjezi është dorëzuar pas ndeshjes perfekte të amerikanit Bruksbi, fitues pas 4 setesh. Ka avancuar Rublev, por ka shumë surpriza në tabelën e Australian Open.
Pas kampionit Rafael Nadal, Australian Open përballet me një tjetër ‘viktimë’ luksi: Kasper Rud. Norvegjezi, jo në formën e tij më të mirë, është eliminuar në turin e dytë të turneut nga amerikani Xhenson Bruksbi.
Statement made.
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 19, 2023
Jenson Brooksby took down world No.3 Casper Ruud in four thrilling sets.#AusOpen • #AO2023
Bruksbi ka dominuar në lojë dhe ka arritur të kualifikohet me rezultatin 6-3, 7-5, 6-7 dhe 6-3. Jashtë turneut janë tashmë dy koka serie, ndërkohë që ka kaluar më tej rusi Rublev kundër Rusuvuori.
Surprizat në tabelën e meshkujve shtohen me eliminimin e papritur të Shvartzman dhe Davidoviç Fokina. Kush mund ta rivalizojë Novak Gjokovicin tani? Në tabelën e femrave kanë avancuar Sabalenka dhe Kontaveit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.