Ka ndodhur

Tjetër vetëvrasje te “Covid-2”

Një tjetër pacient me Covid është vetëvrarë duke u hedhur nga lartësia dhe ngjarja tragjike ka ndodhur sërish në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Policia njofton se viktima është një shtetas 60-vjeçar me inicialet L.S., që është hedhur nga kati i fundit i spitalit pak minuta pas mesnate.

Uniformat blu thonë se janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Ky është rasti i pestë i vetëvrasjeve në spitalet Covid. Katër raste janë regjistruar tek “Shefqet Ndroqi” dhe një tjetër tek spitali infektiv në QSUT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë