Gazeta Si – Një tjetër trajner i Superiores largohet para startit të kampionatit. Jeton Beqiri i Bylisit ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me klubin ballshiot, që duhet të gjejë me urgjencë trajnerin e ri. Në fundjavë nis kampionati.
Kandidatët për të marrë vendin e Beqirit te Bylisi janë vlonjati Gentian Mezani, Emanuel Egbo, kampion me Tiranën, dhe Arjan Bellaj, ish-futbollist i Kombëtares.

Pak e çuditshme kjo ndarje e palëve te Bylisi, edhe pse flitet për mirëkuptim. Jeton Beqiri arriti ta kthejë Bylisin në Superiore.
Disa ditë më parë, pikërisht pas një humbjeje të thellë me Bylisin, ishte Partizani që largoi trajnerin Dritan Mehmeti për ta zëvendësuar me italianin Kolela.
Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, për trajnerin e ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




