Futboll

Tjetër surprizë në Champions, Lyon mposht Manchester City dhe kalon në gjysmëfinale (video)

Sfida mes Manchester City-t dhe Lyon mbylli kuadron e plotë të çerekfinaleve dhe përcaktoi katërshen që do të vazhdojnë diskutimin për fitoren e turneut. Lyon ka realizuar mrekullinë e radhës pasi ka eliminuar favoritët e Manchester City-t dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinale kundër Bayern Munich.

https://streamable.com/vftfgr

Francezët befasuan në “Estadio Jose Alvalade” në Lisbon, Portugali, pasi kaluan në avantazh të parët përballë Manchester City-t, në minutën e 24-të të takimit me anë të Maxwel Cornet. Anglezët pretenduan për një pozicion jashtë loje, por VAR ka konfirmuar se goli ka qenë i rregullt. Përpos aksioneve të shumta pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë u pa një Manchester City më kërkues, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 69-të. Anglezët kanë shënuar me De Bruyne, i cili ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë një aksion spektakolar të skuadrës së tij.

Nuk ka zgjatur shumë festa e City-t, francezët kanë arritur të kalojnë sërish në avantazh përballë anglezëve , madje këtë herë me dy gola diferencë. Ka qenë i sapofuturi në fushën e lojës Moussa Dembele i cili ka shënuar dopietë në minutën e 79-të dhe 87-të të takimit, duke shtangur ekipin e Guardiolës. Me këtë rezultat Lyon konfirmohet surpriza e këtij edicioni, që pas Juventus-it eleminuan edhe milionerët Manchester City-t.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë