Bota

Tjetër sulm i rusëve gjatë natës në Kiev, Blinken telefonon Kulebën

Gazeta Si – Gjatë natës rusët kanë sulmuar për herë të 6-të nga ajri Kievin që nga fillimi i majit, por pa shkaktuar viktima. “Të gjithë dronët armiq janë shkatërruar”, – kanë bërë me dije autoritetet ushtarake ukrainase.

Shefi i administratës ushtarake në kryeqytetin ukrainas, Serhiy Popko, tha: “Këtë herë armiku ka sulmuar, duke përdorur vetëm mjete ajrore pa pilot. Gjatë alarmit të fundit, që zgjati dy orë e gjysmë, në hapësirën ajrore në drejtim të kryeqytetit janë evidentuar municione iraniane Shahed. Nuk ka dëme dhe të plagosur”.

Sipas ushtrisë ukrainase, numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur gjatë luftës ka shkuar në 198.260.

Sekretari i Shtetit amerikan, Antoni Blinken, ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba. Ata kanë diskutuar për përgatitjet për kundërofensivën e Kievit.

Antoni Blinken. Gazeta Si, 13 maj 2023

“Të dy, – shkruhet në një komunikatë të Uashingtonit, – kanë diskutuar në lidhje me mënyrën, me të cilën kontributi i partnerëve ndërkombëtarë mund të mbështesë suksesin”.

Blinken ka theksuar se sovraniteti i Ukrainës është “jetësor për paqen dhe sigurinë në Europë”. Ai ka siguruar impejimin maksimal të SHBA-ve dhe presidentit Xho Bajden për të qenë në krah të Ukrainës “për gjithë kohën e nevojshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë