Politike

Tjetër rrjedhje te PD, Alban Zeneli merr mandatin e Flamur Nokës


Partisë Demokratike i ikën edhe një tjetër kandidat në listën shumemërore. Është Alban Zeneli, kandidati i qarkut të Kukësit, i cili ka depozituar sot formularin e Dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Zeneli është i renditur i treti në listën e PD-së për Kukësin dhe pritet që të marrë mandatin e lënë nga ana e deputetit Flamur Noka.

Alban Zeneli ka qenë një ndër kandidatët që ka firmosur fillimisht deklaratën e refuzimit të mandatit, por më pas është tërhequr. Ai mori pjesë edhe në protestën e fundit më 5 mars që zhvilloi opozita.
Edhe më parë Zeneli ka qenë deputet i PD-së në legjislaturën e kaluar, i zgjedhur po në qarkun e Kukësit. Ai ka qenë anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë përgjatë katër viteve në 2013-2017.
Më këtë lëvizje, PD-së i shkon në katër numri i kandidonte që pranojnë të marrin mandatin e deputetit. Gjithashtu lista e demokratëve që duan të marrin mandatin pritet të shtohet në ditët në vijim. Me dy deputetët që refuzuan dorëzimin e mandatit, numri i demokratëve në Kuvend do të shkojë në gjashtë gjithsej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë