Sociale

Tjetër rekord/ 19 të vdekur dhe 1071 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë të prekur nga Covid-19,5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç, ndërkaq bëhet me dije se përqindja e pozitivitetit është tepër e lartë, rreth 27.8%.

Më tej Ministria njofton se që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina anti-COVID.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 3848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21173
Fier     2809
Vlorë      1756
Durrës    1735
Shkodër  1430
Elbasan   1109
Lezhë   1021
Korçë   1022
Berat       967
Gjirokastër 884
Kukës   409
Dibër    353


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë